Kalo te përmbajtja

Ndërtesa e Gjykatave Mbretërore të Drejtësisë, ku ndodhen Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit të Anglisë dhe Uellsit

12 MAJ 2020
MBRETËRIA E BASHKUAR

Anglia mbron të drejtën për të vendosur kush mund të bëjë pjesë në organizatën tonë

Anglia mbron të drejtën për të vendosur kush mund të bëjë pjesë në organizatën tonë

Më 17 mars 2020, Gjykata e Apelit të Anglisë dhe Uellsit hodhi poshtë kërkesën për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që mbronte të drejtën tonë për t’iu bindur udhëzimeve të Biblës lidhur me përjashtimin.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur që një kongregacion ka të drejtë të njoftojë se dikush nuk është më Dëshmitar i Jehovait dhe se ky njoftim nuk synon të prishë reputacionin e askujt. Gjyqtari i saj, Riçard Spirmen, që ka statusin Këshilltar i Mbretëreshës, pohoi: «Është më se normale që një grup fetar, i cili përpiqet të zbatojë parimet e Shkrimeve, të ketë autoritetin të përjashtojë një mëkatar. Veç të tjerash, kjo është edhe logjike, edhe e domosdoshme në shumë raste. Dikush që nuk mundet ose që nuk dëshiron t’u bindet parimeve të Biblës, nuk mund të jetë më pjesëtar i denjë i këtij grupi. E për më tepër, nëse nuk përjashtohet, mund të ndikojë për keq te pjesëtarët e tjerë besnikë.»

Pas këtij vendimi, paditësi apeloi pranë Gjykatës së Apelit. Kjo gjykatë e hodhi poshtë kërkesën duke e cilësuar «tërësisht të pabazë». Ajo theksoi se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë ishte «plotësisht i drejtë» dhe se «është absolutisht e nevojshme që një organizatë fetare të ketë autoritet të përjashtojë dikë».

Shejn Bredi, avokat i Dëshmitarëve të Jehovait, tha: «Ky vendim është në harmoni me një sërë vendimesh të tjera që kanë marrë gjykatat angleze, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe gjykatat e apelit në Kanada, në Evropën kontinentale e në Shtetet e Bashkuara. Të gjitha vendimet konfirmojnë se Dëshmitarët e Jehovait kanë të drejtë të vendosin se kush mund të bëjë pjesë në organizatën e tyre fetare.»

Jemi të lumtur që Gjykata ka njohur të drejtën tonë për t’iu bindur Biblës dhe për të mbrojtur kongregacionet nga ndikimet e këqija.—1 Korintasve 5:11; 2 Gjonit 9-11.