Kalo te përmbajtja

Motër Helena Baxhi duke përdorur notetaker

24 MARS 2021
MBRETËRIA E BASHKUAR

Merr pjesë në fushatën e Përkujtimit, pavarësisht nga kufizimet fizike

Merr pjesë në fushatën e Përkujtimit, pavarësisht nga kufizimet fizike

Helena Baxhi, një Dëshmitare e Jehovait nga Edinburgu, Skoci, është e verbër. Si të gjithë Dëshmitarët e Jehovait, edhe Helena nuk predikon dot nga shtëpia në shtëpi për shkak të pandemisë globale. Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar të bënte gjithë sa mundej për të ftuar njerëzit në Përkujtimin e vdekjes së Jezuit.

Për këtë, në fillim Helena përgatiste informacione për letrat, duke përdorur një notetaker. Ajo shpjegon: «Ky është si laps dhe letër për mua.» Më pas, këto shënime në braile ia diktonte mbesës, e cila ia shkruante në letër.

Ftesa e Përkujtimit në braile

Përkujtimi ka qenë gjithnjë pjesë e rëndësishme e jetës së Helenës, meqë edhe e ëma, edhe gjyshja ishin Dëshmitare të Jehovait. Helena shpjegon se çdo vit mezi pret të ftojë të tjerë në këtë event. Ajo komenton: «Këtë vit bëj 70 vjet që ndjek Përkujtimin. Jam shumë e kënaqur që çdo vit marr ftesën time të Përkujtimit në braile. E lexoj që të kuptoj detajet, pastaj nis të mendoj kë mund të ftoj.»

Pavarësisht nga rrethanat, të krishterët besnikë anekënd botës u motivuan nga dashuria që të ftonin të tjerët për të ndjekur Përkujtimin e vdekjes së Krishtit, që u mbajt të shtunën më 27 mars.—Luka 22:19.