Kalo te përmbajtja

27 QERSHOR 2017
MBRETËRIA E BASHKUAR

Dëshmitarët japin ndihma pas zjarrit katastrofik në Londër

Dëshmitarët japin ndihma pas zjarrit katastrofik në Londër

Dëshmitarët e Jehovait po ndihmojnë të prekurit e një zjarri me pasoja katastrofike që përpiu kullën Grenfell, një pallat 24-katësh në lagjen North Kensington të Londrës, në orët e para të mëngjesit të 14 qershorit 2017. Autoritetet kanë raportuar se të paktën 79 veta kanë humbur jetën.

Nga kulla Grenfell u evakuan katër Dëshmitarë, dy prej të cilëve banonin aty. Lumturisht, asnjë prej tyre nuk u dëmtua, ndonëse apartamentet iu shkatërruan plotësisht nga flakët. Dëshmitarët që banojnë pranë pallatit plotësisht të shkatërruar nga zjarri, kanë dhënë ushqime, veshje dhe ndihmë monetare për bashkëbesimtarët dhe familjet e tyre, të prekur nga kjo tragjedi. Dëshmitarët po u japin edhe ngushëllim nga Bibla të pikëlluarve të komunitetit të North Kensington.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Mbretëria e Bashkuar: Endrju Skofilld, +44-20-8906-2211