30 JANAR 2023
MEKSIKË
Dëshmitarët e Jehovait do të zhvendosin degën e Amerikës Qendrore
Trupi Udhëheqës ka miratuar planin për të zhvendosur zyrat e degës së Amerikës Qendrore, që aktualisht ndodhen afër qytetit të Meksikos, Meksikë. Për këtë projekt është ngritur një Komitet i Projektit të Ndërtimit (KPN) prej 5 anëtarësh. Në këtë moment, KPN-ja po përpiqet të gjejë një truall të përshtatshëm për godinat e reja të degës.
Që nga viti 1974, dega ekzistuese është rinovuar dhe zgjeruar disa herë. Aty nga viti 2011, vepra teokratike në Belize, Guatemalë, Honduras, Kosta-Rikë, Nikaragua, Panama dhe Salvador kishte kaluar nën mbikëqyrjen e degës së Amerikës Qendrore. a Për të plotësuar nevojat e tanishme do të duhej të zgjeroheshin godinat ekzistuese dhe të bëheshin shumë rinovime. Për këtë arsye u mor vendimi të ndërtoheshin godina të reja në një truall tjetër, që do të plotësojnë më mirë nevojat e degës së Amerikës Qendrore që po rritet dita-ditës dhe që do të ofrojnë një ambient më të përshtatshëm për të mbështetur veprën e predikimit për Mbretërinë.
Projekti për zhvendosjen e degës do të ndahet në disa faza. Në fazën e parë përfshihet blerja e një trualli dhe ndërtimi i disa rezidencave e i ambienteve për punë për 300 bethelitë. Më pas do të ndërtohen rezidencat dhe hapësirat e tjera për punë për të gjithë familjen Bethel.
Vëllai Xhozef Ji, anëtar i KPN-së, tregon: «Aktualisht po bashkëpunojmë me Komitetin e Degës së Amerikës Qendrore për të përcaktuar se në cilin shtet të Meksikës do të ishte më e përshtatshme të ndërtonim kompleksin e degës së re. Një nga faktorët që do të marrim parasysh është se cilët zyrtarë e komunitete janë më pozitivë ndaj projektit. Mezi presim të shohim si do t’i drejtojë Jehovai përpjekjet tona.»
Jemi shumë të emocionuar për këtë projekt të ri ndërtimi dhe lutemi që Jehovai ta bekojë.—Proverbat 16:3.
a Deri më 2014, dega e Amerikës Qendrore njihej si dega e Meksikës.