31 GUSHT 2022
MEKSIKË
Në Amerikën Qendrore arrihet një maksimum i ri prej 25 Zyrash Rajonale Përkthimi
Në periudhën janar-korrik 2022, në Meksikë nisën punën 5 zyra rajonale përkthimi të reja (ZRP). Tani në territorin e degës së Amerikës Qendrore ka gjithsej 25 ZRP. Falë zyrave të reja, skuadrat që përkthejnë në gjuhët taraskane, tzotzile, zapoteke (e istmit), otomi (lugina Mezkuital) dhe çole do të jetojnë aty ku këto gjuhë fliten nga pjesa më e madhe e popullsisë. Në muajt e ardhshëm, në territorin e degës së Amerikës Qendrore do të hapen edhe 8 ZRP të reja. Ndërsa 34 ZRP janë në fazën e planifikimit.
Është tejet dobiprurëse që përkthyesit të jetojnë e të punojnë në zonën ku flitet gjuha në të cilën përkthejnë. Motër Marsela Hernandezi, e cila përkthen në gjuhën tzozile dhe ka punuar për disa vjet në zyrën e degës, thotë: «Kur punoja në degë, kisha vënë re se shprehjet që përdorja në përkthim, po bëheshin tepër të koklavitura. Por, tani që dëgjoj vëllezërit e motrat në kongregacion si flasin e predikojnë, përkthej në mënyrë më të natyrshme.»
Këto ZRP modeste kanë rënë në sy të komuniteteve vendëse ngaqë janë të pastra dhe tërheqëse. Shpesh njerëzit ndalojnë dhe i shohin plot admirim, madje u bëjnë edhe fotografi. Një grua që ka një dyqan të vogël nga ana tjetër e rrugës përballë me një ZRP, ishte kaq e mahnitur kur mësoi se çfarë pune bëhej aty, sa filloi të pastronte rregullisht trotuarin dhe dyqanin. Ajo u shpreh: «Kam përballë një godinë të kushtuar Zotit.»
Është kaq e dukshme që Jehovai e ka bekuar punën për këto ZRP. E falënderojmë që vazhdon ta bëjë të suksesshme punën tonë të përkthimit.—Psalmi 127:1.