23 QERSHOR 2021
MEKSIKË
Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën çole
Më 20 qershor 2021, vëlla Robert Batko, anëtar i Komitetit të Degës të Amerikës Qendrore, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhë çole. Kjo Bibël doli në format elektronik gjatë një programi të regjistruar paraprakisht që u transmetua streaming për një auditor me rreth 800 veta.
Fakte rreth projektit
Çole është një gjuhë indigjene që flitet kryesisht në shtetin e Çiapasit, në juglindje të Meksikës
Këtë gjuhë e flasin rreth 200.000 veta
Në 22 kongregacionet dhe në 2 grupet e gjuhës çole shërbejnë më shumë se 500 lajmëtarë
Për këtë projekt punuan 3 përkthyes për 27 muaj
Një vëlla që ndihmoi me përkthimin, tha: «Ky përkthim i ri përmban fjalë që njerëzit i përdorin në jetën e përditshme. Shijoj çdo kapitull që lexoj.»
Një vëlla tjetër komentoi: «Mund ta lexoj Biblën edhe në spanjisht, por, kur lexoj këtë përkthim në gjuhën çole, në gjuhën e zemrës, më kënaqet shpirti. Është sikur po shijoj një gjellë shtëpie.»
Jemi të sigurt se kjo Bibël do të ndihmojë vëllezërit tanë që flasin gjuhën çole, teksa rrëmojnë ‘për thesaret e fshehura’ të Fjalës së Perëndisë, Biblës.—Proverbat 2:4, 5.