2 MARS 2022
MEKSIKË
Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tlapaneke
Më 27 shkurt 2022, vëlla Karlos Kásaresi, anëtar i Komitetit të Degës së Amerikës Qendrore, prezantoi versionin dixhital të botimit Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tlapaneke. Botimi i shtypur do të jetë në dispozicion më vonë gjatë vitit. Programin e regjistruar paraprakisht e ndoqën rreth 820 veta.
Projekti i përkthimit nisi në korrik 2020, gjatë pandemisë COVID-19. Një përkthyes tha: «Edhe pse gjatë rrugës hasëm disa sfida, ishte fantastike që e mbaruam projektin për një vit e gjysmë. Jehovai e përshpejtoi punën.»
Botimi i ri përmban shprehje që janë më të qarta për lexuesit sot. Një shembull është shkrimi i Mateut 5:3. Në përkthimet e mëparshme në varg thuhej: «Të lumtur do të jenë ata që e dinë se nuk mund të bëjnë asgjë pa ndihmën e frymës së shenjtë» ose «Lum ata që kanë një frymë të dobët». Por, në Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re, është përkthyer: «Lum ata që e kuptojnë se kanë nevojë të kërkojnë Perëndinë.»
Përkthimi i ri do t’i ndihmojë lajmëtarët të jenë më të efektshëm në shërbim. Gjatë fjalimit, vëlla Kásaresi u shpreh: «Perëndia i plotfuqishëm dëshiron që njerëzit ta dëgjojnë lajmin e mirë në gjuhën e tyre, në atë që flasin çdo ditë, dhe jo në një gjuhë që mezi e marrin vesh.»
Gëzojmë me vëllezërit e motrat tlapanekë që kanë në dorë këtë përkthim të ri, ndërsa i shërbejmë Jehovait «krah për krah».—Sofonia 3:9.