Kalo te përmbajtja

3 TETOR 2019
MEKSIKË

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën zapoteke (të istmit)

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën zapoteke (të istmit)

Më 27 shtator 2019, në një kongres rajonal në San-Blas Atempë, Oaksakë, Meksikë, u prezantuan Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën zapoteke (të istmit). Të 1.983 pjesëmarrësit u gëzuan shumë kur morën botimin e ri. Këtë përkthim e prezantoi vëlla Hoel Esagere nga Komiteti i Degës i Amerikës Qendrore. Është për t’u veçuar fakti se kjo është Bibla e parë e përkthyer në gjuhën zapoteke (të istmit) a që përmban emrin hyjnor, Jehova.

Ndërsa punuan me këtë projekt, përkthyesit kaluan disa peripeci të pazakonta. Jo shumë kohë pasi skuadra u transferua në Zyrën Rajonale të Përkthimit (ZRP), në zonën e tyre filluan trazira sociale e politike. Turma të dhunshme bllokuan hyrjen e qytetit. Kjo situatë e rrezikshme vazhdoi për një muaj dhe solli mungesë ushqimesh. Por shyqyr që vëllezërit nga fshatrat përreth u dhuruan përkthyesve ushqime nga fermat e tyre. Përkthyesit u përballën edhe me një sfidë tjetër. Më 7 shtator 2017 ra një tërmet 8,2 ballë i Shkallës Rihter, duke e bërë ZRP-në një vend jo të sigurt. Menjëherë dega e Amerikës Qendrore organizoi transferimin e tyre në zyrën e degës. Madje, një anëtar i Trupit Udhëheqës foli në videokonferencë me gjithë skuadrën për t’u dhënë zemër.

Pa dyshim, ky përkthim i ri i Biblës do t’i ndihmojë ata që flasin gjuhën zapoteke «të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës».—1 Timoteut 2:3, 4.

a Në Meksikë, gjuha zapoteke (e istmit) flitet nga më shumë se 85.000 veta. Ajo është një nga 50 dialektet e gjuhës zapoteke.