1 NËNTOR 2019
MEKSIKË
Prezantohen Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën maja
25 tetori i 2019-s ishte datë historike për 6.500 vëllezërit e motrat që flasin gjuhën maja. Atë ditë u prezantuan Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën e tyre. Vëlla Esteban Bani nga Komiteti i Degës në Amerikën Qendrore, e prezantoi Biblën gjatë një kongresi rajonal në Meridë, Jukatan, Meksikë. Programi u mbajt në Sallën e Asambleve dhe u transmetua edhe në Poliforum Zamna, po në Meridë. Kjo Bibël do të jetë ndihmë e jashtëzakonshme në shërbim, pasi gjuhën maja e flasin gati 762.000 veta në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Deri tani në këtë gjuhë ishin vetëm Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re, që u publikuan më 14 dhjetor 2012. Që nga ajo kohë janë botuar thuajse 29.000 Bibla.
Një përkthyes i Biblës së re, shpjegon: «Në përgjithësi, ata që flasin gjuhën maja, e duan dhe e respektojnë shumë Biblën. Mirëpo, shumë veta mezi lexojnë dhe shkruajnë në këtë gjuhë. Ndaj synimi ynë ishte të përdornim fjalë të qarta dhe të kuptueshme nga gjuha e përditshme.»
Një nga sfidat më të mëdha për skuadrën e përkthimit ishte të merrnin parasysh se shumë zona kanë dialektin e vet. Prandaj, titulli është lënë thjesht Biblia ich maya, që do të thotë «Bibla në gjuhën maja». Përveç kësaj ka mbi 6.000 shënime. Një kategori shënimesh përmban përkthime alternative të tekstit kryesor, me qëllim që të gjithë lexuesit të kuptojnë saktë pjesë të veçanta.
S’diskutohet që ky botim i ri është «ushqim në kohën e duhur» dhe do t’i ndihmojë jashtë mase vëllezërit e motrat që flasin gjuhën maja, si gjatë studimit personal, edhe në shërbim.—Mateu 24:45.