Kalo te përmbajtja

10 QERSHOR 2022
MEKSIKË

Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re botohen në gjuhën nahuatle (Pueble Veriore)

Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re botohen në gjuhën nahuatle (Pueble Veriore)

Më 5 qershor 2022, vëlla Eduard Bani, anëtar i Komitetit të Degës në Amerikën Qendrore, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimin Bota e Re në gjuhën nahuatle (Pueble Veriore) në formatin e shtypur dhe atë dixhital. Programin e regjistruar paraprakisht e ndoqën streaming mbi 1.500 veta.

Ata që flasin gjuhën nahuatle (Pueble Veriore) jetojnë kryesisht në shtetet meksikane të Pueblës dhe të Verakruzit. Kongregacionet e para të gjuhës nahuatle (Pueble Veriore) u formuan në vitin 2002. Deri tani, lajmëtarët përdornin një përkthim të Biblës që emrin e Jehovait e kishte zëvendësuar me Zotëri ose Zot.

Vëlla Bani tha gjatë fjalimit: «Ju inkurajojmë të filloni ta lexoni që tani këtë përkthim të Shkrimeve të Krishtere Greke. Jini plotësisht të sigurt se kjo Bibël e përcjell me besnikëri mesazhin e Perëndisë në gjuhën tuaj.»

Jemi të bindur se ky përkthim do t’i forcojë vëllezërit e motrat që flasin gjuhën nahuatle (Pueble Veriore) dhe do t’i ndihmojë ndërsa predikojnë lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë.—Marku 13:10.