Kalo te përmbajtja

20 SHTATOR 2021
MEKSIKË

Tërmet dhe përmbytje në Meksikë

Tërmet dhe përmbytje në Meksikë

Më 6 shtator 2021, shira të rrëmbyer shkaktuan përmbytje në disa zona të Meksikës Qendrore. Një ditë më vonë, një tërmet 7,1 ballësh i shkallës Rihter goditi shtetin e Guerreros në jug të vendit dhe shkaktoi dëme në disa shtete të tjera në pjesën qendrore të Meksikës.

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • Përmbytja

    • 61 vëllezër janë evakuar

    • 2 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

    • 68 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • Tërmeti

    • 71 vëllezër janë evakuar

    • 12 vëllezër janë lënduar

    • 42 Salla Mbretërie pësuan dëme të lehta

    • 220 shtëpi pësuan dëme të lehta

    • 76 shtëpi janë dëmtuar rëndë

    • 7 shtëpi janë shkatërruar

Ndihma në rast katastrofash

  • Përmbytja

    • Të evakuarit po qëndrojnë në shtëpitë e të afërmve

    • Kongregacionet vendëse siguruan 104 pako ushqimore për ata që u prekën nga kjo katastrofë

  • Tërmeti

    • Të evakuarit janë strehuar te të afërmit ose te bashkëbesimtarët

    • Vëllezërit e lënduar morën kujdesin e duhur mjekësor dhe tani janë jashtë rrezikut

Kur goditi katastrofa, shumë nga vëllezërit tanë i kishin gati çantat e emergjencës dhe ndoqën menjëherë udhëzimet e autoriteteve vendëse. Mbikëqyrësit qarkorë bashkë me një Komitet të Ndihmës në Rast Katastrofash, po monitorojnë situatën dhe po ngushëllojnë nga Shkrimet familjet e prekura nga kjo katastrofë. Ndërkohë po respektojnë të gjitha masat parandaluese kundër COVID-19.

Vëllezërit e motrat tona vazhdojnë të tregojnë besim të plotë te Jehovai dhe tek organizata e tij në këto kohë të vështira. Jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë t’i mbrojë e të kujdeset për ta.—Isaia 26:3.