Kalo te përmbajtja

17 GUSHT 2020
MEKSIKË

Uragani Hana godet Meksikën

Uragani Hana godet Meksikën

Vendi

Shteti i Tamaulipasit dhe shteti i Nuevo-Leonit, Meksikë

Katastrofa

  • Uragani Hana zbriti në kategorinë e një stuhie tropikale dhe goditi Meksikën më 26 korrik 2020. Për pasojë pati përmbytje të mëdha

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • Në shtetin e Nuevo-Leonit u evakuan 14 familje para se të fillonte stuhia

  • Në qytetin e Rejnosës, Tamaulipas, u evakuan 100 lajmëtarë

Prona të dëmtuara

  • Në shtetin e Nuevo-Leonit u dëmtuan 21 shtëpi

  • Në shtetin e Tamaulipasit u dëmtuan 117 shtëpi

Ndihma në rast katastrofash

  • Dega e Amerikës Qendrore ka caktuar një Komitet në Rast Katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë bashkë me pleqtë e kongregacioneve në ato rajone po organizohen që të pastrojnë dhe të dezinfektojnë shtëpitë e përmbytura

  • Në shtetin e Nuevo-Leonit shumica e vëllezërve të evakuar janë rikthyer në shtëpitë e tyre

  • Në shtetin e Tamaulipasit kongregacionet e zonës po u sigurojnë veshje dhe ushqim të prekurve

Falënderojmë Jehovain që asnjë nga motrat dhe vëllezërit tanë nuk u lëndua nga katastrofa. Ndihma e madhe që po u jepet të prekurve, tregon se Ati ynë qiellor dhe populli i tij janë «ndihmë që gjendet me lehtësi në kohë vuajtjesh».—Psalmi 46:1.