2 NËNTOR 2023
MEKSIKË
Uragani Otis godet rëndë bregun jugperëndimor të Meksikës
Më 25 tetor 2023, uragani Otis goditi bregun jugperëndimor të Meksikës afër qytetit turistik të Akapulkos, Meksikë. Kjo stuhi e kategorisë 5 u fuqizua më shpejt se çdo uragan i mëparshëm i regjistruar në atë rajon të Oqeanit Paqësor. Ai shkaktoi erëra shkatërrimtare që shkuan mbi 265 kilometra në orë, shira të rrëmbyeshme dhe përmbytje të mëdha. Sipas raporteve janë dëmtuar shumë rrugë, ndërtesa dhe linja elektrike. Mijëra veta mbetën pa energji elektrike dhe të paktën 45 njerëz kanë humbur jetën.
Informacionet e mëposhtme bazohen te raportet fillestare të vëllezërve vendës.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është lënduar
Mbi 10.000 vëllezër e motra jetojnë në zonat e prekura nga katastrofa
1 Sallë Asamblesh në Akapulko ka pësuar dëme të mëdha
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike atyre që jetojnë në zonat e prekura nga katastrofa
4 përfaqësues nga dega e Amerikës Qendrore vizituan zonën për t’i inkurajuar dhe për t’i mbështetur vëllezërit e prekur
Është ngritur një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës
Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’u japë paqe dhe ngushëllim motrave e vëllezërve tanë të shtrenjtë që janë prekur nga uragani Otis.—Filipianëve 4:6, 7.