Kalo te përmbajtja

3 NËNTOR 2021
MEKSIKË

Uragani Pamela shkakton përmbytje në bregdetin e Paqësorit në Meksikë

Uragani Pamela shkakton përmbytje në bregdetin e Paqësorit në Meksikë

Më 13 tetor 2021, uragani Pamela goditi bregdetin meksikan. Kjo stuhi e kategorisë 1 shkaktoi erëra të furishme, shira të rrëmbyera dhe përmbytje kryesisht në Durango, në Najari dhe në Sinaloë.

Si ndikoi te motrat e vëllezërit tanë

  • Asnjë vëlla nuk është lënduar

  • 112 lajmëtarë janë evakuar

  • 75 shtëpi pësuan dëmtime të lehta

  • 1 Sallë Mbretërie pati dëmtime të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Vëllezërit raportojnë se falë përkujtuesve nga organizata për katastrofat natyrore, ishin të mirëpërgatitur për uraganin

  • Ata që u evakuan, u strehuan te të afërmit ose te Dëshmitarë të tjerë

  • U siguruan ushqime për 20 lajmëtarë

  • Pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet atyre që u prekën nga kjo katastrofë

  • E gjithë puna po bëhet duke respektuar udhëzimet për t’u mbrojtur nga COVID-19

Meraku i dashur i Jehovait për vëllezërit që u prekën nga kjo katastrofë u duk qartë nga ndihma e menjëhershme që u ofrua. Perëndia ynë është vërtet «një strehë e sigurt».—Psalmi 59:16.