28 NËNTOR 2014
MEKSIKË
Autoritetet në Meksikë përgëzojnë Dëshmitarët për pastrimin e kompleksit sportiv
MEKSIKO—Mbi 250 Dëshmitarë të Jehovait dolën vullnetarë për të ndihmuar në pastrimin e kompleksit sportiv «Baldomero ‘Melo’ Almada» më 7 qershor 2014 me rastin e një ngjarjeje të veçantë për komunitetin. Kjo i shtyu autoritetet të shprehnin vlerësimin e tyre.
Profesori Antonio Cota Márquez, drejtori i institutit të sporteve në Huatabampo, Meksikë, për disa muaj me radhë u përpoq të gjente vullnetarë për të pastruar stadiumin në kohë për inaugurimin e pistës së vrapimit nga guvernatori më 7 korrik 2014. Dëshmitarët e Jehovait e mirëpritën kërkesën e drejtorit dhe e ndihmuan atë dhe personelin e pastrimit të kompleksit në shumë mënyra, si me pastrimin e plehrave të stadiumit, lyerjen e tabelave të basketbollit dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.
Drejtori vendosi t’u kërkonte ndihmë Dëshmitarëve duke ditur si kujdesen ata për një nga sallat në kompleksin sportiv ku mbajnë rregullisht programe biblike në gjuhët spanjolle dhe majo. Pasi vërejti si e pastruan dhe e riparuan stadiumin, ai tha në një intervistë: «Na bën përshtypje që shohim njerëz altruistë që japin kohën e tyre për të pastruar kompleksin tonë sportiv.» Më vonë shtoi: «Në emër të kryetarit të bashkisë, Ramón Díaz Nieblas, ju lutemi të pranoni vlerësimin tonë për punën që bëtë sot. Do të vazhdojmë t’ju mbështetim kur organizata juaj të ketë nevojë për këtë stadium. Jemi shumë të kënaqur me punën tuaj të kujdesshme dhe me bashkëpunimin tuaj.»
Zëdhënësi(t) për median:
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000
Meksiko: Gamaliel Camarillo, tel. + 52 555 133 3000