Kalo te përmbajtja

24 PRILL 2015
MEKSIKË

Del në Meksikë Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tzotzil

Del në Meksikë Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tzotzil

Xhefri Xheksoni, anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, prezanton Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në tzotzil. Mban një jerkil, veshje tradicionale tzotzil prej leshi.

MEKSIKO—Dëshmitarët e Jehovait nxorën Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën tzotzil në një kongres që u mbajt më 26-28 dhjetor 2014 në Tuxtla Gutierrez, Chiapas. Kongresi rajonal «Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë Mbretërinë e Perëndisë!» u mbajt në gjuhën tzotzil, një gjuhë e popullsisë maja, dhe u transmetua në një vend tjetër në Comitan, Chiapas. Përveç Biblës, të 5.073 të pranishmit morën edhe gjashtë botime të reja në tzotzil.

Një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë, Gamaliel Camarillo, thotë: «Jemi tejet të emocionuar që Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re doli në gjuhën tzotzil. Mezi presim t’ua japim këtë përkthim atyre që flasin tzotzil.»

Dëshmitarë që flasin tzotzil po përdorin botimin e sapodalë Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në kongresin në Chiapas, Meksikë.

Sipas Sekretariatit të Arsimit Publik për Meksikën, gjuha tzotzil flitet nga më shumë se 350.000 njerëz në Gadishullin e Kalifornisë, Campeche, Chiapas, Oaxaca dhe Verakruz. Për t’u dhënë mesazhin e Biblës banorëve tzotzil, Dëshmitarët kanë ngritur një zyrë përkthimi për gjuhën tzotzil, e cila përbëhet nga 15 përkthyes që ndodhen në San Cristobal de las Casas, Chiapas. Më 2002, Dëshmitarët nxorën botimin e parë në tzotzil. Tani Dëshmitarët e Jehovait kanë më tepër se 60 botime tzotzil që mund të shkarkohen nga siti i tyre zyrtar, jw.org.

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Meksikë: Gamaliel Camarillo, tel. +52 555 133 3048