Kalo te përmbajtja

15 NËNTOR 2018
MEKSIKË

Dy katastrofa natyrore godasin Meksikën

Dy katastrofa natyrore godasin Meksikën

Më 23 tetor, Meksika u godit nga dy katastrofa natyrore: stuhia tropikale Visente dhe uragani Vila. Stuhia Visente shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu në jug të Meksikës, të cilat sollën vdekjen e 11 vetave. Uragani Vila me shira të rrëmbyer dhe shpejtësi ere 193 km/​h dëmtoi bregdetin meksikan të Paqësorit dhe detyroi evakuimin e 4.250 njerëzve nga zona e prekur.

Dega e Amerikës Qendrore, e cila koordinon aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë, raporton se nuk ka pasur të vdekur ose të dëmtuar mes vëllezërve dhe motrave. Sidoqoftë, në shtetin e Najarit, 118 lajmëtarë u evakuan nga shtëpitë e tyre për në zona më të larta. Ndërsa në shtetin e Sinaloas, një Sallë Mbretërie dhe disa shtëpi të vëllezërve janë përmbytur. Edhe 5 shtëpi të vëllezërve në shtetin e Miçoakanit janë të përmbytura. Tashmë vëllezërit e motrat vendës i kanë pastruar shtëpitë e përmbytura dhe Sallën e Mbretërisë, si dhe u kanë bërë riparimet e nevojshme.

Lutemi që vëllezërit e motrat e prekur nga këto stuhi në Meksikë të tregojnë qëndrueshmëri duke mbajtur parasysh shpresën tonë, kur një ditë nuk do të ketë më katastrofa natyrore.—2 Korintasve 6:4.