Kalo te përmbajtja

3 KORRIK 2014
MEKSIKË

Dëshmitarët marrin pjesë në Panairin e Librit 2014 në Meksiko

Dëshmitarët marrin pjesë në Panairin e Librit 2014 në Meksiko

MEKSIKO—Dëshmitarët e Jehovait morën pjesë bashkë me 150 shtëpi botuese në Panairin e Librit Expo Publica, të organizuar për herë të parë nga Dhoma Kombëtare për Industrinë Meksikane të Botimeve (CANIEM). Ky panair, që u zhvillua në Qendrën Tregtare Botërore të Meksikos nga 25 prilli deri në 4 maj 2014, shënoi 50-vjetorin e CANIEM-it. Afro 20.000 njerëz e vizituan këtë panair.

Dëshmitarët paraqitën një gamë të gjerë librash, revistash dhe videosh biblike. Ata shfaqën edhe sitin e tyre zyrtar www.pr418.com, ku disponohen në mbi 650 gjuhë botime që mund të shkarkohen. Vizitorët morën më tepër se 1.600 botime nga Dëshmitarët e Jehovait dhe disa kërkuan që t’i vizitonin në shtëpi. Siç e kanë zakon, Dëshmitarët e Jehovait i ofruan falas si botimet, ashtu edhe vizitat në shtëpi për të studiuar Biblën.

Gamaliel Camarillo, një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë, pohon: «Ishte kënaqësi të shihje gjithë ata njerëz që afroheshin te botimet tona e tregonin interes për Biblën dhe sitin tonë jw.org. Për ne është një shërbim publik kur i ndihmojmë njerëzit e ngarkuar me punë që të hyjnë falas në këto burime dobiprurëse. Mendojmë se pjesëmarrja jonë në panair ishte një sukses i madh.»

Zëdhënësi(t):

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Meksikë: Gamaliel Camarillo, tel. +52 555 133 3048