Kalo te përmbajtja

1 DHJETOR 2017
MEKSIKË

Dëshmitarët janë gati të nisin një punë rindërtimi masive pas tërmeteve shkatërrimtare në Guatemalë dhe Meksikë

Dëshmitarët janë gati të nisin një punë rindërtimi masive pas tërmeteve shkatërrimtare në Guatemalë dhe Meksikë

Më 1 dhjetor nis një projekt ndihme masiv që do të kushtojë rreth 10 milionë dollarë. Puna përfshin rindërtimin e përafërsisht 500 shtëpive dhe të 16 Sallave të Mbretërisë, si edhe meremetimin e shumë ndërtesave të tjera të dëmtuara nga dy tërmetet që goditën në shtator Guatemalën dhe Meksikën

QYTETI I MEKSIKOS—Më 1 dhjetor 2017 Komiteti i Degës i Amerikës Qendrore do të nisë një punë rindërtimi masive në Guatemalë dhe Meksikë, për të ndihmuar më tej ata që u prekën nga dy tërmetet që ranë në shtator. Fill pas tërmeteve, dega organizoi ndihmat e para për vëllezërit e prekur, duke u siguruar ujë, ushqime, ilaçe dhe rroba. Faza tjetër e ndihmës do të përqendrohet te rindërtimi i Sallave të Asambleve, Sallave të Mbretërisë dhe shtëpive të vëllezërve.

655 vëllezër dhe motra u shpërngulën pas tërmetit prej 8,2 ballë të shkallës Rihter, i cili goditi në 7 shtator shtetet meksikane të Çiapas dhe të Oaksakës. Plani i ndihmës për këto dy shtete përfshin rindërtimin e 315 shtëpive dhe të 15 Sallave të Mbretërisë. Gjithashtu janë programuar të meremetohen 1.039 shtëpi, 108 Salla Mbretërie dhe 3 Salla Asamblesh të dëmtuara.

463 vëllezërve dhe motrave iu desh të shpërnguleshin për shkak të tërmetit 7,1 ballë të shkallës Rihter që goditi më 19 shtator qytetin e Meksikos dhe shtetet meksikane të Morelos dhe të Pueblës. Në këto vende do të rindërtohen 158 shtëpi gjithsej dhe do të meremetohen 600 shtëpi të tjera, 39 Salla Mbretërie dhe një Sallë Asamblesh.

Për shkak të tërmetit që ra në Guatemalë më 7 shtator, u shpërngulën 36 vëllezër dhe motra. Muajt në vazhdim, shërbëtorët e ndërtimit dhe vullnetarët vendës do të rindërtojnë nëntë shtëpi dhe një Sallë Mbretërie. Gjithashtu do të meremetojnë 20 shtëpi dhe 4 Salla Mbretërie.

Komiteti i Degës ka përllogaritur se për këtë punë do të harxhohen afërsisht 10 milionë dollarë. Ajo do të zgjatë pesë deri në gjashtë muaj dhe do të përfshihen 39 komitete ndihme në rast katastrofe. Rreth 30 shërbëtorë ndërtimi kanë planifikuar të transferohen në zonat e prekura dhe 970 të tjerë kanë dalë vullnetarë të ndihmojnë me rindërtimin. Jemi të sigurt se Jehovai do të bekojë punën dhe frymën vullnetare të të gjithë atyre që ‘shërbejnë’, duke ndihmuar vëllezërit në këto zona.—2 Korintasve 8:4.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Guatemalë: Huan Karlos Rodas +502-5967-6015

Meksikë: Gamaliel Kamarijo, +52-555-133-3048