12 SHTATOR 2017
MEKSIKË
Stuhia tropikale Lidia godet Meksikën
Të premten më 1 shtator gadishulli i Kalifornisë në Meksikë u godit nga stuhia tropikale Lidia. Edhe pse stuhia u dobësua disi të shtunën, sasia e reshjeve arriti në 69 centimetra, më e madhja e llogaritur që nga viti 1933. Të paktën pesë veta vdiqën.
Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait, që ndodhet në qytetin e Meksikos, raportoi se humbi jetën një Dëshmitare, të cilën e rrëmbyen ujërat ndërsa shkonte në shtëpi. Ujërat morën para edhe tre të tjerë, por shpëtuan. Gjithashtu, tetë shtëpi u dëmtuan goxha gjatë stuhisë. Për gjithë të prekurit po kujdesen familjarët ose Dëshmitarët vendës.
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait koordinon ndihma në rast katastrofash nga selia botërore, duke përdorur fonde të dhuruara për veprën mbarëbotërore të predikimit.
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Meksikë: Gamaliel Kamarijo, +52-555-133-3048