23 TETOR 2013
MEKSIKË
Stuhi vdekjeprurëse godasin Meksikën
Në gjysmën e parë të shtatorit 2013, stuhitë tropikale Ingrid dhe Manuel goditën Meksikën me shira të rrëmbyeshme që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut. Përveçse dëmtuan shtëpi dhe toka bujqësore, këto stuhi u morën jetën të paktën 80 personave. Gjatë katastrofës u plagos një Dëshmitar i Jehovait. Gjithashtu, mbyllja e rrugëve ngujoi mbi 300 Dëshmitarë që po ndiqnin një kongres krahinor në Chilpancingo të shtetit Guerrero. Ata u strehuan në Sallën e Asambleve të Dëshmitarëve të Jehovait dhe në shtëpitë e Dëshmitarëve vendës. Disa të dërguar nga zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë po bashkëpunojnë ende me përfaqësuesit udhëtues dhe me komitetet e dhënies së ndihmës të përbëra nga pleq Dëshmitarë, që të vlerësojnë dhe të kujdesen për nevojat e ngutshme të personave të prekur nga stuhitë.
Zëdhënësi për mediat:
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000
Meksikë: Marco Barrera, tel. +52 555 858 0116