20 SHTATOR 2017
MEKSIKË
Tërmeti 7,1 ballë i shkallës Rihter trondit Meksikën Qendrore
Më 19 shtator 2017 Meksika Qendrore u trondit nga një tërmet 7,1 ballë i shkallës Rihter, nga i cili humbën jetën më tepër se 200 njerëz. Nga zyra e degës e Amerikës Qendrore kanë ardhur raportet e para për këtë katastrofë.
Mjerisht, një prej motrave tona ka humbur jetën në qytetin e Meksikos. Kurse një motër tjetër raportohet e humbur pasi u shemb ndërtesa ku jetonte. Në qytetin e Pueblës është plagosur rëndë një Dëshmitare, kurse në Shtetin e Meksikos është shtruar në spital një motër tjetër për shkak të dëmtimeve.
Zyra e degës u evakua përkohësisht, megjithatë tani ka rifilluar aktivitetin normal. As njerëzit dhe as ndërtesa nuk kanë pësuar dëme.
Vazhdojmë të lutemi për vëllezërit e motrat tona gjatë kësaj periudhe të vështirë, të sigurt se Jehovai ua njeh «vuajtjet e shpirtit» dhe do t’i mbështetë.—Psalmi 31:7.
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Meksikë: Gamaliel Kamarijo, +52-555-133-3048