Kalo te përmbajtja

8 SHTATOR 2017
MEKSIKË

Meksika lëkundet nga tërmeti

Meksika lëkundet nga tërmeti

Nga fundi i ditës së enjte, 7 shtator, një tërmet prej 8.2-ballësh goditi pjesën jugore të bregut meksikan që laget nga Paqësori. Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Meksikën gjatë shekullit të fundit, duke lënë të paktën 45 persona të vrarë. Mjerisht, kemi marrë konfirmimin se mes atyre që vdiqën, ishin një vëlla dhe dy motrat tona.

Gjithashtu, raportet e para tregojnë se shumë shtëpi të vëllezërve dhe disa Salla Mbretërie janë dëmtuar ose shkatërruar. Po ashtu, janë dëmtuar edhe dy Salla Asamblesh në shtetin e Çiapas. Ndërkohë po vazhdon vlerësimi i dëmeve të shkaktuara.

Vazhdojmë të lutemi për vëllezërit e motrat tona, të sigurt se Jehovai do t’i ngushëllojë dhe do t’i forcojë.—2 Selanikasve 2:16, 17.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Meksikë: Gamaliel Kamarijo, +52-555-133-3048