Kalo te përmbajtja

Gjykata e Lartë e Monakos

23 NËNTOR 2022
MONAKO

Dëshmitarët e Jehovait fitojnë njohjen ligjore në Monako

Dëshmitarët e Jehovait fitojnë njohjen ligjore në Monako

Më 19 nëntor 2022, Dëshmitarët e Jehovait morën njohjen ligjore në Monako. Kjo u bë e mundur falë dy vendimeve në favor të Dëshmitarëve nga Gjykata e Lartë e Monakos dhe një vendim nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Më pak se 2 vjet që nga momenti kur vëllezërit paraqitën kërkesën pranë GJEDNJ-së, ajo ia komunikoi vendimin e saj qeverisë së Monakos bashkë me kërkesën për gjetjen e një zgjidhjeje.

Pasi qeverisë i paraqitet një çështje, fillimisht palët përpiqen të negociojnë për të arritur një marrëveshje miqësore. Qeveria e Monakos ra dakord që t’i regjistronte Dëshmitarët e Jehovait. Më 9 dhjetor 2021, GJEDNJ-ja shpalli vendimin për të pranuar marrëveshjen miqësore në të cilën qeveria e Monakos u zotua të regjistronte ligjërisht organizatën tonë, duke mos i vendosur asnjë kufizim për adhurimin. Gjithashtu, qeveria ra dakord të paguante shpenzimet tona ligjore, që shkojnë në mbi 35.000 euro (40.000 dollarë).

Më 16 nëntor 2022, qeveria e Monakos nxori një dokument ku konfirmonte regjistrimin e Association Monégasque pour le Culte des Témoins de Jéhovah (Shoqata Fetare e Dëshmitarëve të Jehovait në Monako). Ky dokument u botua në gazetën zyrtare të Monakos më 18 nëntor 2022.

Jemi të lumtur që vëllezërit e motrat në principatën e Monakos mund ta adhurojnë Jehovain pa asnjë kufizim nga qeveria. E falënderojmë Jehovain për këtë njohje ligjore kaq të shumëpritur.—Filipianëve 1:7.