Kalo te përmbajtja

28 MAJ 2019
MOZAMBIK

Cikloni Keneth godet veriun e Mozambikut

Cikloni Keneth godet veriun e Mozambikut

Më 25 prill 2019, cikloni Keneth goditi veriun e Mozambikut, jo shumë kohë pas ciklonit Idai, që në mars shkaktoi dëme të mëdha gjithandej. Cikloni solli përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, të cilat shkatërruan shtëpi e rrugë dhe dëmtuan infrastrukturën e zonës që tashmë ishte e dobët.

Në provincën e Kabu-Delgadus banojnë rreth 300 lajmëtarë, por midis tyre s’ka të vdekur ose të lënduar. Gjithsesi, u shkatërruan 9 shtëpi të vëllezërve dhe u dëmtuan 16 të tjera. Veç kësaj, u shkatërrua 1 Sallë Mbretërie dhe pësuan dëme 3 të tjera. Mbikëqyrësi qarkor i zonës, një përfaqësues i Repartit Vendës të Projektim-Ndërtimit dhe dy vëllezër nga një zyrë rajonale përkthimi kanë vizituar çdo kongregacion në zonën e prekur, për t’u dhënë zemër vëllezërve.

Lutemi për vëllezërit tanë që po mbështeten plotësisht te Jehovai për të marrë fuqi «gjatë vuajtjeve».—Psalmi 46:1.