Kalo te përmbajtja

4 MAJ 2023
MOZAMBIK

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën gitonga

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhën gitonga

Më 30 prill 2023, vëllai Uejn Rixhuein, anëtar i Komitetit të Degës së Mozambikut, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën gitonga gjatë një mbledhjeje speciale që u mbajt në një ambient në Mashish, provinca e Inhambanes, Mozambik. Ai e prezantoi Biblën para një auditori prej 920 vetash, të cilët morën një kopje të shtypur të Biblës. Menjëherë u vu në dispozicion edhe versioni i saj elektronik.

Gjuha gitonga flitet në provincën e Inhambanes në Mozambik. Banorët e asaj zone njihen për mikpritjen dhe bujarinë e tyre. Gjuha gitonga është gjuha amtare e rreth 327.000 njerëzve nga rajone të ndryshme të kësaj province: nga Umueni, Zhangamo, Mashish dhe Morromben.

Zyra Rajonale e Përkthimit për gjuhën gitonga ndodhet në Mashish, provinca e Inhambanes, Mozambik

Më përpara, lajmëtarët e kishin të vështirë të kuptonin Biblat që kishin në dispozicion në gjuhën gitonga. Tani motrat e vëllezërit tanë janë të lumtur që kanë këtë përkthim të Biblës që kuptohet kollaj. Një përkthyes tha: «Një baba i dashur komunikon me fëmijët e tij me një gjuhë të natyrshme e të thjeshtë. Po kështu, falë këtij përkthimi të Biblës, ata që flasin gjuhën gitonga, do t’i kuptojnë kollaj fjalët e Atit tonë të dashur, Jehovait.»

Kur prezantoi Biblën, vëlla Rixhueini tha: «Nëse duam të kemi një miqësi të ngushtë me Perëndinë, nuk mjafton vetëm të flasim çdo ditë me të përmes lutjes, por duhet edhe ta dëgjojmë çdo ditë ndërsa na flet nëpërmjet Fjalës së tij, Biblës. Ju nxitim të filloni ta lexoni sa më shpejt kopjen tuaj të Shkrimeve të Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re dhe ta bëni zakon që ta lexoni çdo ditë Biblën.»

Gëzojmë bashkë me vëllezërit e motrat për këtë përkthim të ri dhe lutemi që Jehovai të vazhdojë të bekojë përpjekjet e tyre në fushën e gjuhës gitonga.—Romakëve 12:15.