Kalo te përmbajtja

18 GUSHT 2020
MOZAMBIK

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhët çangane dhe makua

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhët çangane dhe makua

Në Mozambik, gjatë fundjavës së 15 dhe 16 gushtit 2020 u prezantuan Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në format elektronik në gjuhët çangane dhe makua. Në këtë vend, gjuhën çangane e flasin më tepër se 8.000 lajmëtarë dhe gjuhën makua e flasin më shumë se 1.700 të tjerë.

Vëlla David Amorimi, anëtar i Komitetit të Degës në Mozambik, prezantoi Biblën gjatë një programi të regjistruar që u transmetua për të gjithë lajmëtarët. Gjithashtu, vëllezërit morën aprovim që ta transmetonin programin në një stacion televiziv dhe në mbi 30 stacione radiofonike.

Gjuha çangane flitet kryesisht në dy provincat më jugore të Mozambikut nga rreth 1,9 milionë banorë. Ajo është e ngjashme me gjuhën tsonge që flitet në vendin fqinj, Afrikën e Jugut.

Territori i popullit makua është në provincat veriore të Mozambikut. Gjuha makua flitet nga rreth 5,8 milionë njerëz dhe është gjuha indigjene më e përhapur në vend.

Për vite me radhë, lajmëtarët që flasin këto gjuhë, e kishin tepër të vështirë të kishin një Bibël. Ato janë të shtrenjta, dhe në disa raste, dyqanet që kishin Bibla, nuk donin t’ua shitnin Dëshmitarëve të Jehovait. Një nga përkthyesit komentoi: «Kam qenë në kongregacione që kishin vetëm një Bibël, të cilën e mbanin në Sallën e Mbretërisë që ta përdornin oratorët dhe ata që kishin caktime çdo javë.»

Gëzojmë me motrat dhe vëllezërit tanë që morën Shkrimet e Krishtere Greke në gjuhët çangane dhe makua. Jemi të sigurt se këto Bibla do të ndihmojnë shumë veta që të fitojnë «njohurinë e saktë për të vërtetën».—1 Timoteut 2:3, 4.