3 NËNTOR 2023
MOZAMBIK
Prezantohet Bibla—Lajmi i mirë sipas Mateut në gjuhën çopi
Më 29 tetor 2023, u prezantua Bibla—Lajmi i mirë sipas Mateut në gjuhën çopi gjatë një mbledhjeje speciale që u mbajt në Kisiko, Mozambik. Vëllai Marselo Santos, anëtar i Komitetit të Degës në Mozambik, e prezantoi librin e Mateut para një auditori me 460 veta. Të pranishmit morën kopje të shtypura të botimit të ri. Gjithashtu, libri i Mateut u vu në dispozicion edhe në format elektronik dhe audio.
Gjuhën çopi e flasin rreth 1,1 milion veta që jetojnë kryesisht në provincat jugore të Mozambikut. Mbi 332 vëllezër e motra shërbejnë në 7 kongregacione dhe në 5 grupe të gjuhës çopi. Ndonëse në këtë gjuhë ka edhe përkthime të tjera të Biblës, ato nuk e kanë emrin e Jehovait. Përveç kësaj, janë të shtrenjta dhe përdorin një gjuhë të vjetër.
Gëzojmë për këtë botim të ri bashkë me vëllezërit e motrat që flasin gjuhën çopi dhe lutemi që ky libër të ndihmojë edhe shumë të tjerë të cilët po kërkojnë ujërat freskuese të së vërtetës që gjejmë në Fjalën e Perëndisë.—Isaia 55:1.