Kalo te përmbajtja

6 TETOR 2022
MOZAMBIK

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën sena

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën sena

Më 2 tetor 2022, vëllai David Amorim, anëtar i Komitetit të Degës në Mozambik, prezantoi Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën sena. a Bibla u prezantua gjatë një programi të regjistruar më parë, të cilin mjaft lajmëtarë e panë nëpër Sallat e tyre të Mbretërisë. Gjithashtu, programi u transmetua në një televizion kombëtar dhe në 14 stacione radiofonike.

Gjuha sena flitet në 4 provinca të Mozambikut: Manikë, Sofalë, Tete dhe Zambezia, si edhe në disa pjesë të Malavisë.

Zyra Rajonale e Përkthimit për gjuhën sena ndodhet në Beirë, Mozambik

Kjo është hera e parë që Dëshmitarët e Jehovait e nxjerrin të plotë Përkthimin Bota e Re në një gjuhë indigjene të Mozambikut. Deri tani, në gjuhën sena kishte vetëm disa pjesë të Biblës, por janë mjaft të kushtueshme dhe përdorin një gjuhë arkaike.

Gëzojmë bashkë me vëllezërit e motrat që flasin sena, për këtë bekim kaq special nga Jehovai.—Proverbat 10:22.

a Bibla u vu në dispozicion në format të shtypur dhe elektronik.