18 GUSHT 2023
MOZAMBIK
Prezantohet libri i Mateut në gjuhën fimbi
Më 13 gusht 2023, vëlla Çarls Fonseka, anëtar i Komitetit të Degës në Mozambik, prezantoi Biblën—Ungjilli sipas Mateut në gjuhën fimbi. Ky është libri i parë i Biblës i botuar në këtë gjuhë. Prezantimi u bë para një auditori me 3.055 veta, në kongresin rajonal të vitit 2023 «Prisni me durim!», që u mbajt në fshatin Fingoe. Të pranishmit morën nga një kopje të shtypur të botimit. Gjithashtu u vu në dispozicion për t’u shkarkuar formati elektronik.
Gjuha fimbi flitet kryesisht në provincën e Tetes, që ndodhet në perëndim të Mozambikut, në kufi me Zambien. Është përllogaritur se këtë gjuhë e flasin mbi 100.000 njerëz. Në Mozambik ka 897 lajmëtarë në 20 kongregacione dhe 2 grupe të gjuhës fimbi. Një përfaqësues i degës së Mozambikut tha: «Jemi shumë të lumtur që vëllezërit e motrat që flasin gjuhën fimbi tani mund ta lexojnë librin e Mateut në gjuhën e tyre.»
Edhe ne gëzojmë që vëllezërit e motrat që flasin këtë gjuhë, morën këtë dhuratë të bukur, e cila i siguron ata, por edhe të gjithë ‘zemërbutët’, për bekimet e ardhshme që premtoi Jezui.—Mateu 5:5, shënimi.