Kalo te përmbajtja

13 KORRIK 2023
MOZAMBIK

Prezantohet libri i Mateut në gjuhën mozambikase të shenjave

Prezantohet libri i Mateut në gjuhën mozambikase të shenjave

Më 9 korrik 2023, në Maputo, Mozambik, u mbajt një mbledhje speciale ku u prezantua libri i Mateut në gjuhën mozambikase të shenjave. Këtë libër të Biblës e prezantoi vëlla Kastro Salvado, anëtar i Komitetit të Degës në Mozambik, para një auditori me 857 veta, ndër ta edhe disa që e ndoqën programin nëpërmjet videokonferencës. Ky botim mund të shkarkohet në aplikacionin JW Library Sign Language dhe nga siti jw.org.

Në vitin 2017, në zyrën e degës në Maputo, u formua një skuadër për përkthimin e Biblës. Qëllimi ishte të plotësonte nevojat e Dëshmitarëve të Jehovait që nuk dëgjojnë në Mozambik, numri i të cilëve po rritej gjithnjë e më shumë. Aktualisht ka mbi 344 lajmëtarë që shërbejnë në 5 kongregacione, 12 grupe dhe 10 paragrupe të gjuhës së shenjave.

Ky është libri i parë i Biblës që është përkthyer ndonjëherë në gjuhën mozambikase të shenjave. Një përkthyes tha: «Njerëzit në territorin tonë që përdorin gjuhën mozambikase të shenjave nuk kanë pasur kurrë mundësi ta shohin lutjen model në gjuhën e tyre. Mezi pres të përdor Mateun 6:9-13 që t’i ndihmoj ata me të cilët studioj Biblën të kuptojnë më mirë rëndësinë e lutjes.»

Na gëzon zemra që ky botim i ri do të ndihmojë edhe shumë të tjerë me zemër të sinqertë në Mozambik të mësojnë «thëniet e shenjta të Perëndisë».—Romakëve 3:2.