Kalo te përmbajtja

17 NËNTOR 2020
MOZAMBIK

Prezantohet libri i Mateut në gjuhët gitonga dhe ronga

Prezantohet libri i Mateut në gjuhët gitonga dhe ronga

Më 14 dhe 15 nëntor 2020 u prezantua Bibla—Ungjilli sipas Mateut në format dixhital në gjuhët gitonga dhe ronga, që fliten në jug të Mozambikut. Për 524 lajmëtarët që flasin gjuhën gitonga dhe për 1.911 lajmëtarët që flasin gjuhën ronga, prezantimi i këtij libri të Biblës ishte një dhuratë nga Jehovai, tamam në kohën e duhur.

Vëlla Amaro Teshera, anëtar i Komitetit të Degës në Mozambik, e prezantoi këtë botim gjatë një programi të regjistruar që u transmetua për të gjithë lajmëtarët. Gjithashtu, vëllezërit morën leje që ta transmetonin këtë program në një televizion kombëtar dhe në disa stacione radiofonike në vend. Përveç formatit elektronik, libri i Mateut do të disponohet edhe në format të shtypur, si një botim me 64 faqe, sepse pjesa më e madhe e lexuesve nuk kanë pajisje elektronike.

Vëlla Teshera shpjegon: «Në këto gjuhë nuk ka shumë Bibla ose literaturë të bazuar në Bibël. Jemi jashtë mase të lumtur që tani kemi ungjillin e Mateut, sepse ai përmban të dhëna për gjenealogjinë dhe për lindjen e Jezuit, për Predikimin e famshëm në Mal dhe për profecinë emocionuese që flet për ditët e fundit.»

Për sa u përket dobive që vijnë nga ky përkthim i saktë dhe i lehtë për t’u kuptuar, një përkthyes komentoi: «Libri i Mateut është kaq i pasur me mësime. Imagjinoj lotët plot mirënjohje të lexuesve ndërsa lexojnë në gjuhën e nënës Predikimin në Mal.»

Ekspertët thonë se ka rreth 224.000 njerëz që flasin gjuhën gitonga dhe rreth 423.000 të tjerë që flasin ronga. Shpresojmë që këto përkthime të Biblës të ndihmojnë sa më shumë veta që të gjejnë ‘rrugën që të çon në jetë’.—Mateu 7:14.