Kalo te përmbajtja

Stuhia Shelejn godet bregdetin e Mozambikut

13 JANAR 2021
MOZAMBIK

Stuhia tropikale Shelejn godet Mozambikun

Stuhia tropikale Shelejn godet Mozambikun

Vendi

Provincat e Sofalës dhe të Manikës në pjesën qendrore të Mozambikut, përfshirë edhe zonat që ishin prekur nga cikloni Idai në mars të 2019-s

Katastrofa

  • Stuhia tropikale Shelejn goditi bregdetin e Mozambikut më 30 dhjetor 2020. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që erdhën si pasojë, shkaktuan dëme të mëdha

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • Tre lajmëtarë janë dëmtuar lehtë

Prona të dëmtuara

  • 34 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla

  • 12 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha

  • 16 shtëpi janë shkatërruar

  • 7 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla

  • 4 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të mëdha

  • 1 Sallë Mbretërie është shkatërruar

Ndihma në rast katastrofash

  • Për të organizuar dhënien e ndihmave, është ngritur një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash, i cili po siguron edhe strehim të përkohshëm për lajmëtarët që u janë shkatërruar shtëpitë. Gjithë kjo punë po kryhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’i ndihmojë vëllezërit e motrat që janë prekur nga kjo stuhi.—Psalmi 121:2.