12 SHTATOR 2016
NAGORNI-KARABAK
Artur Avanesjani përfiton nga amnistia dhe lirohet nga burgu
Më 6 shtator 2016, sipas një amnistie të përgjithshme, autoritetet në Nagorni-Karabak liruan nga burgu i Shushit Artur Avanesjanin, 20 vjeç. Z. Avanesjan bëri 26 muaj nga dënimi me 30 muaj burg për dezertim nga shërbimi ushtarak. Në të vërtetë ai kishte kërkuar që të kryente shërbim alternativ civil, por autoritetet nuk e morën parasysh kërkesën e tij. Tani është i kënaqur që është kthyer në gjirin e familjes.
Dëshmitarët e Jehovait janë mirënjohës që z. Avanesjan u lirua nga burgu. Shpresojnë që autoritetet ta njohin të drejtën e djemve në Nagorni-Karabak që të mos kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për arsye ndërgjegjeje dhe t’u japin mundësinë të bëjnë shërbim alternativ civil në vend të tij.