Kalo te përmbajtja

28 MARS 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE

Cikloni Fredi shkakton dëme të mëdha në Afrikën Lindore

Cikloni Fredi shkakton dëme të mëdha në Afrikën Lindore

Kohët e fundit, Afrikën Lindore e goditi cikloni Fredi, një nga ciklonet tropikale më të gjata të regjistruara ndonjëherë. Cikloni nisi në fillim të shkurtit 2023 dhe goditi disa vende. Më 21 shkurt 2023 goditi Madagaskarin dhe disa ditë më vonë kaloi kanalin e Mozambikut, duke prekur Mozambikun dhe Malavinë. Stuhia vazhdoi të intensifikohej dhe, më 11 mars 2023, e goditi sërish Mozambikun. Ajo preku provinca të shumta në Madagaskar, Malavi dhe Mozambik. Në këto zona, erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje dhe dëmtuan shtëpi. Si pasojë kanë vdekur mbi 500 veta, ndër të cilët edhe disa vëllezër e motra. Përveç kësaj janë evakuar mijëra njerëz.

Deri më 27 mars 2023 kemi raportin e mëposhtëm. Këto statistika janë bazuar te raportet e vërtetuara nga vëllezërit vendës. Megjithatë, shifrat mund të ndryshojnë meqë vëllezërit janë ende duke vlerësuar dëmet në zona ku është e vështirë të arrihet.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

Madagaskar

  • Janë evakuar 256 lajmëtarë si dhe pjesëtarë të familjeve të tyre

  • 8 shtëpi u shkatërruan

  • 29 shtëpi u dëmtuan

  • 3 Salla Mbretërie u dëmtuan

Malavi

  • Mjerisht kanë vdekur 8 lajmëtarë dhe nuk janë gjetur ende 6 të tjerë

  • 3 lajmëtarë janë lënduar

  • Janë evakuar të paktën 4.300 lajmëtarë si dhe pjesëtarë të familjeve të tyre

  • 821 shtëpi u shkatërruan

  • 174 shtëpi u dëmtuan

  • 20 Salla Mbretërie u dëmtuan

Mozambik

  • Mjerisht vdiq 1 lajmëtar, ndërsa 1 tjetër nuk është gjetur akoma

  • Janë evakuar 880 lajmëtarë si dhe pjesëtarë të familjeve të tyre

  • 248 shtëpi u shkatërruan

  • 185 shtëpi u dëmtuan

  • 7 Salla Mbretërie u dëmtuan

Ndihmë në rast katastrofash

  • Akoma nuk mund të shkohet në shumë nga zonat e prekura

  • Komitetet e Ndihmës në Rast Katastrofash po sigurojnë strehim, ushqim, ujë dhe furnizime të tjera për të prekurit nga kjo katastrofë

  • Një anëtar i Komitetit të Degës i jep zemër një grupi vëllezërish e motrash të evakuar pranë Çokuit, Mozambik

    Në provincën e Gazës në Mozambik është ngritur një kamp i përkohshëm për 167 lajmëtarë dhe për pjesëtarët e familjeve të tyre, të cilët ishin strehuar në një Sallë Asamblesh. Qindra të tjerë po rrinë nëpër Salla Mbretërie dhe nëpër shtëpi në mbarë rajonin

  • Deri tani janë riparuar të paktën 16 shtëpi

  • Anëtarë të Komitetit të Degës, mbikëqyrës qarkorë dhe pleq vendës po vizitojnë familjet që t’u japin zemër dhe të kuptojnë për çfarë kanë nevojë

Edhe në këtë situatë të vështirë, vëllezërit e motrat e prekur nga kjo katastrofë, vazhdojnë të ndjekin mbledhjet kurdo që është e mundur si dhe të inkurajojnë njëri-tjetrin. Jemi të bindur se Jehovai do t’u japë ‘fuqi përtej asaj që është normale’, që të përballojnë këtë sprovë.—2 Korintasve 4:7.