Kalo te përmbajtja

Një vëlla në Itali gjatë një seance studimi

26 MARS 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE

Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën përdorin metoda novatore predikimi në kohë pandemie

Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën përdorin metoda novatore predikimi në kohë pandemie

Pandemia e koronavirusit (COVID-19) ka ndikuar te miliona Dëshmitarë të Jehovait që bëjnë çmos të ndjekin drejtimin e autoriteteve të vendit e ndërkohë të vazhdojnë të adhurojnë Jehovain. Në territoret e degëve ku shumë njerëz janë prekur nga virusi, vëllezërit dhe motrat përdorin metoda të reja predikimi.

Në Pizë, Itali, një vëlla u shpreh kështu: «Kemi pasur rezultate fantastike në shërbim. Meqë shumë njerëz janë në shtëpi, bashkë me gruan u hodhëm një sy kontakteve në telefon dhe pastaj planifikuam që të komunikonim me disa prej tyre me anë të videokonferencave. Tani kemi filluar goxha studime dhe rivizita të reja, përveç atyre që kishim. Ndaj kemi kaluar mjaft kohë në shërbim dhe kemi bërë biseda të bukura.»

Në Korenë e Jugut, pandemia i ka nxitur lajmëtarët të përdorin më shpesh veçori të sitit jw.org dhe të aplikacionit JW Library. Për shembull, një vëlla mori një mesazh të papritur nga një ish-student i Biblës që e kishte lënë studimin para 3 vjetësh. Ky shkruante se kriza shëndetësore e kishte bërë të mendonte për shenjat e ditëve të fundit. Vëllai përdori veçorinë «Dërgo linkun» në JW Library, që t’i dërgonte materiale që flasin për ditët e fundit. Ai shpjegon: «Inkurajohem kur shoh që plotësimi i shenjave të ditëve të fundit ka rizgjuar dëshirën e shumë vetave për të mësuar më tepër për Perëndinë dhe për Biblën.»

Raportet e panumërta të degëve anembanë botës janë provë e qartë se vëllezërit dhe motrat e vlerësojnë shërbimin. Është e mrekullueshme të shohësh se si me «mençuri praktike» po vazhdojnë të predikojnë lajmin e mirë.—Mikea 6:9.

 

Një mbikëqyrës qarkor në Porto-Riko drejton një mbledhje shërbimi

Dy pioniere në Gjermani shkruajnë letra teksa flasin me anë të videokonferencës

Gjatë një seance studimi në Korenë e Jugut

Një çift në Francë predikon me telefon

Një motër me djalin në Havai shkruajnë letra