Kalo te përmbajtja

Duke filluar nga 1 prilli 2022, Dëshmitarët e Jehovait i hapën sërish vendet ku mblidhen, për herë të parë pas dy vjetësh

4 PRILL 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE

Dëshmitarët e Jehovait rikthehen në Sallat e Mbretërisë

Dëshmitarët e Jehovait rikthehen në Sallat e Mbretërisë

Duke nisur nga 1 prilli 2022, Dëshmitarët e Jehovait u rikthyen në Sallat e Mbretërisë. Të qeshurat, lotët e gëzimit dhe këndimi plot entuziazëm i këngëve të Mbretërisë, ia zunë vendin shpejt ndonjë meraku që mund të kishin në fillim vëllezërit e motrat.

Për disa ishte hera e parë që mblidheshin në një Sallë Mbretërie.

Vëlla Kzhishtof Hozouski në Poloni thotë: «Ishte hera e parë që ndiqja mbledhjen në Sallën e Mbretërisë. Të vërtetën e njoha virtualisht dhe pagëzimi im u transmetua me Zoom. E dija pak a shumë si ishin mbledhjet në Sallë, ngaqë kisha parë shumë video. Por u kënaqa jashtë mase nga atmosfera e dashur, e gëzueshme dhe nga mirësia që shfaqnin vëllezërit.»

Pas përhapjes së COVID-19 në mbarë botën në mars të vitit 2020, Dëshmitarët e Jehovait filluan t’i mbanin mbledhjet nëpërmjet videokonferencave. Për ata që nuk vijnë dot në Sallën e Mbretërisë, ekziston ende mundësia për t’i ndjekur mbledhjet virtualisht.

Vëlla Neil Kempbëll në Edinburg, Skoci, thotë: «Kur filloi muzika dhe nisa të këndoja, më pushtuan emocionet që isha përsëri me vëllezërit e mi, për herë të parë pas dy vjetësh.»

Falënderojmë Jehovain që na bekoi dhe na dha mundësinë të mblidhemi përsëri me vëllezërit e motrat në Sallë.—Psalmi 84:10.

 

Angolë

Armeni

Australi

Republika Çeke

Ekuador

Gjermani

Greqi

Guine

Japoni

Kazakistan

Malavi

Holandë

Filipine

Rumani

Skoci

Koreja e Jugut

Spanjë

Sudan

Tajlandë