14 TETOR 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE
Del Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjuhën samoane
Më 9 tetor 2022 doli botimi i rishikuar i Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën samoane. Vëllai Xhefri Xhekson, anëtar i Trupit Udhëheqës, e prezantoi Biblën gjatë një fjalimi të regjistruar paraprakisht, të cilin e ndoqën lajmëtarë që jetojnë në Samoan Amerikane, Australi, Zelandën e Re dhe Samoa. Menjëherë pas fjalimit u shpërndanë Biblat e shtypura, kurse ato në format elektronik u vunë në dispozicion për t’i shkarkuar.
Dëshmitarët e Jehovait nisën të predikonin në Samoa në vitin 1931, ndërsa kongregacioni i parë u formua në Apia më 1953. Përkthimi Bota e Re doli për herë të parë në gjuhën samoane në vitin 2009. Ky përkthim i saktë dhe që gjendej kollaj u mirëprit si nga lajmëtarët, edhe nga publiku i gjerë.
Për këtë botim të rishikuar, përkthyesit u përpoqën edhe më fort të përdornin një gjuhë moderne e të kuptueshme, që e bën të lehtë leximin, por pa sakrifikuar saktësinë. Një përkthyes komentoi: «Samoanët e respektojnë thellësisht Biblën. Ja pse skuadra e përkthimit përdori një gjuhë të thjeshtë dhe të lehtë për t’u kuptuar, ama jo tepër bisedore. Tani, me ndihmën e Jehovait, e kemi të plotë Biblën e rishikuar në gjuhë samoane për dobinë e të gjithëve.»
Jemi të bindur se ky përkthim do t’i ndihmojë më tej lexuesit të nxjerrin dobi nga mendimet e çmuara të Perëndisë tonë, Jehovait.—Psalmi 139:17.