Kalo te përmbajtja

Pamje nga lart e truallit në Ramapo. Zona ku janë prerë pemët tregon përmasat e kantierit të ndërtimit. Fotografia e vogël: një druvar po pret një pemë me sharrë elektrike

6 QERSHOR 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE

Projekti i Ramapos

Ecën para puna për kompleksin e Ramapos

Ecën para puna për kompleksin e Ramapos

Më 1 qershor 2023, Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit në shtetin e Nju-Jorkut miratoi lejen për të pastruar truallin e Ramapos nga pemët e prera. Faza e prerjes së pemëve përfundoi më 18 mars, rreth dy javë para afatit që kanë vendosur autoritetet për të prerë pemët.

Vëlla Robert Mekredmondi, i cili shërben si koordinator i Komitetit të Projektit të Ndërtimit (KPN) për projektin e Ramapos, thotë: «E kuptojmë se me projekte gjigante si ky, çdo leje dhe miratim është një hap më afër fillimit të ndërtimit. Kemi parë se Jehovai ka hequr shumë pengesa dhe mezi presim të shohim si do të na ndihmojë të kapërcejmë edhe ato që do të hasim në të ardhmen.»—Isaia 57:14.

KPN-ja vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet vendëse për të marrë të gjitha lejet e nevojshme.