Kalo te përmbajtja

25 MAJ 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE

Fillon filmimi i projektit Lajmi i mirë sipas Jezuit

Fillon filmimi i projektit Lajmi i mirë sipas Jezuit

Pas 3 vitesh planifikim, përgatitje dhe lutje të zjarrta, të premten, më 20 maj 2022, vëllezërit iu futën punës për xhirimet e projektit Lajmi i mirë sipas Jezuit. Ky moment historik ishte burim gëzimi për skuadrën ndërkombëtare që është mbledhur në Australi. Vëllai Xhefri Xhekson nga Trupi Udhëheqës që ishte i pranishëm në këtë rast, tha: «Ndihem shumë i gëzuar ndërsa shoh entuziazmin për këtë projekt gjigant 1.000 minutësh për jetën e Jezuit, i cili do të prekë zemrat dhe mendjet e miliona njerëzve.»