29 SHTATOR 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE
Gjykata Evropiane merr vendime përfundimtare për çështje që lidhen me lirinë e adhurimit në Rusi dhe në Lituani
Më 7 shtator 2022, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) finalizoi dy vendime historike që kanë të bëjnë me Dëshmitarët e Jehovait. Më 7 qershor 2022, GJEDNJ-ja shpalli se vendimi i Rusisë më 2017 për të ndaluar veprimtaritë e Dëshmitarëve të Jehovait ishte i paligjshëm. Po atë ditë, GJEDNJ-ja vendosi se Lituania ka shkelur Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen e vëlla Stanislav Teliatnikovit, i cili nuk pranoi të kryente shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes.
As Rusia e as Lituania nuk kanë apeluar pranë Dhomës së Madhe të GJEDNJ-së për të rishqyrtuar vendimet e 7 qershorit. Ja pse, GJEDNJ-ja i ka udhëzuar të dyja shtetet t’u binden këtyre vendimeve, që, ndër të tjera, përfshin t’u paguajnë dëmshpërblimin individëve të cilëve u kanë shkelur të drejtat.
Më 11 qershor 2022, Rusia u përpoq t’u bënte bisht përgjegjësive të saj duke tërhequr në mënyrë të njëanshme anëtarësimin nga GJEDNJ-ja. Megjithatë, GJEDNJ-ja mund t’i shqyrtojë ende kërkesat kundër Rusisë që kanë të bëjnë me shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe që kanë ndodhur para datës 16 shtator 2022.
Lutemi që këto vendime përfundimtare të GJEDNJ-së dhe e drejta e lirisë së adhurimit të respektohen, që bashkëbesimtarët tanë paqësorë ‘të vazhdojnë të bëjnë një jetë të qetë e të patrazuar, plot seriozitet dhe përkushtim ndaj Perëndisë’.—1 Timoteut 2:1, 2.