Kalo te përmbajtja

Vëlla Artem Gerasimovi

27 SHKURT 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE

Gjykata e Krimesë do të njoftojë vendimin për gjyqin e vëlla Artem Gerasimovit

Gjykata e Krimesë do të njoftojë vendimin për gjyqin e vëlla Artem Gerasimovit

Më 3 mars 2020 Gjykata e Qytetit të Jaltës në Republikën e Krimesë do të marrë vendim për çështjen e vëlla Artem Gerasimovit. Prokurori ka kërkuar që vëlla Gerasimovi të dënohet me 6 vite e gjysmë burg për shkak të besimit.

Më 20 mars 2019 Shërbimi i Sigurimit Federal (SHSF) bastisi 8 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait në Alupkë dhe në Jaltë të Krimesë. Atë ditë vëlla Gerasimovin e burgosën përkohësisht dhe e morën në pyetje. Gjatë bastisjeve, policët konfiskuan kompjuterë, pajisje të tjera elektronike dhe Bibla. Pastaj, hetuesit e SHSF-së akuzuan Artem Gerasimovin për organizim të veprimtarive ekstremiste, vetëm sepse takohej me të tjerë për të diskutuar për Biblën.

Jemi më se të sigurt se Jehovai do t’i ndihmojë vëllezërit dhe motrat ‘të jenë zemërluanë dhe të kenë forcë’ përballë këtyre sulmeve të padrejta ndaj besimit të tyre.—Psalmi 138:3.