4 QERSHOR 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE
Gjykata e Lartë në Krime dënoi me 6 vjet burg vëlla Artem Gerasimovin
Më 4 qershor 2020, Gjykata e Lartë në Krime dënoi me 6 vjet burg vëlla Artem Gerasimovin ngaqë po adhuronte Perëndinë në mënyrë paqësore. Ai po kërkonte të shfajësohej nga dënimi i parë i dhënë nga Gjykata e Qytetit të Jaltës, e cila e kishte gjobitur me 400.000 rubla (rreth 6.000 dollarë amerikanë). Vendimi i gjykatës së apelit hyri menjëherë në fuqi dhe vëlla Gerasimovin e futën në burg. Ai do ta apelojë vendimin.