Kalo te përmbajtja

Vëlla Igor Shmidi

25 TETOR 2021
LAJME NDËRKOMBËTARE

Gjykata në Krime shpall fajtor vëlla Igor Shmidin

Gjykata në Krime shpall fajtor vëlla Igor Shmidin

PËRDITËSIM | Gjykata në Krime hedh poshtë apelimin

Më 13 janar 2022, Gjykata e Qytetit të Sevastopolit hodhi poshtë apelimin e vëlla Igor Shmidit. Ai vazhdon të mbetet në burg.

Tabelë kronologjike

  1. Më 22 tetor 2021, Gjykata e Krahinës së Gagarinskit në qytetin e Sevastopolit, Republika e Krimesë, e shpalli fajtor vëlla Igorin dhe e dënoi me gjashtë vite burg. Atë e dërguan menjëherë në burg

  2. 22 prill 2021

    Gjykata zhvillon seancën e parë gjyqësore

  3. 23 mars 2021

    Igorin e lirojnë nga qendra e paraburgimit dhe e kalojnë në arrest shtëpie

  4. 1 tetor 2020

    Igorin e akuzojnë për organizim të aktiviteteve të një organizate fetare të ndaluar dhe e mbajnë dy ditë në arrest, pastaj e transferojnë në një qendër paraburgimi

Të dhëna

Jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë të bekojë vëllezërit dhe motrat tona në Rusi dhe ‘miratimi i tij do t’u bëhet mburojë në çdo anë’.—Psalmi 5:12.