Kalo te përmbajtja

22 NËNTOR 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE

Komanda të reja me zë për JW.ORG

Komanda të reja me zë për JW.ORG

Që nga viti 2019, kemi pasur mundësi të hapim materiale nga jw.org në pajisjet me aplikacionet Amazon Alexa ose Google Assistant. Tani kemi disa komanda të reja me zë që na lejojnë të dëgjojmë edhe më shumë materiale për mbledhjet dhe për shërbimin tonë. Na vjen keq që Google planifikon të mos e përditësojë këtë veçori të komandës me zë nga qershori 2023. Por, deri atëherë, mund t’i përdorim për sa kohë të jenë të disponueshme. Gjithsesi, komandat e navigimit me zë të Amazon Alexa do të vazhdojnë të jenë të aksesueshme për përdoruesit e jw.org.

Tani përdoruesit mund t’i kërkojnë pajisjes së tyre të lexojë programin javor nga Fletëstudimi për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi» dhe temat e mësimit në broshurën Kushtoju leximit dhe mësimdhënies. Ndërsa përgatiten për të drejtuar një studim të Biblës, përdoruesit mund të përdorin komandat me zë që të dëgjojnë mësime nga libri Gëzoje jetën përgjithmonë.

Përveç kësaj, përdoruesit mund të dëgjojnë këngët e mbledhjeve tona nga Zemra ime i këndon Jehovait, si edhe regjistrimet vokale ose instrumentale. Mund të dëgjojnë edhe raportet e fundit nga Trupi Udhëheqës.

Për të mësuar cilat janë komandat me zë që mund të përdorim për secilin nga aplikacionet, shiko «Use the JW.ORG Skill for Amazon Alexa» ose «Use the JW.ORG Action for Google Assistant».

Disa nuk e kanë këtë veçori të instaluar në pajisjet e tyre. Mirëpo shumë celularë, tabletë dhe kompjuterë mundësojnë shkarkimin manual të aplikacionit Alexa, i cili ofron të njëjtat veçori.

Veçoritë e reja janë të dobishme sidomos për ata që janë të verbër ose që kanë probleme me shikimin. Nëse ke një mik që ka probleme me shikimin, a mund ta ndihmosh duke shkarkuar një aplikacion ose duke aktivizuar komandat me zë në pajisjen e tij dhe ta mësosh si t’i përdorë?