Kalo te përmbajtja

Të pranishmit dhe programet e kongresit rajonal për vitin 2023 «Prisni me durim!» në gjuhën kreole xhamajkane në Old-Harbor, Xhamajkë (në të majtë) dhe në gjuhën gjermane të Pensilvanisë në Pitsburg, Pensilvani, SHBA (në të djathtë)

18 TETOR 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE

Mbahen për herë të parë kongrese në gjuhët kreole xhamajkane dhe gjermane të Pensilvanisë

Mbahen për herë të parë kongrese në gjuhët kreole xhamajkane dhe gjermane të Pensilvanisë

Në korrik të 2023-shit u mbajtën për herë të parë kongrese rajonale me pjesëmarrje fizike, në gjuhët kreole xhamajkane dhe gjermane të Pensilvanisë. Gati 2.000 veta u mblodhën për të shijuar kongreset e shumëpritura rajonale me temë «Prisni me durim!» në gjuhët e tyre amtare.

Kreole xhamajkane, Xhamajkë

Motra që flasin gjuhë kreole xhamajkane mirëpresin të pranishmit me një pankartë ku shkruhet «Mirë se erdhët!»

Gjuha zyrtare në Xhamajkë është anglishtja. Mirëpo, shumica e banorëve të ishullit flasin edhe gjuhën kreole xhamajkane. Disa nga 1.700 të pranishmit në kongres, kishin ardhur nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Shtetet e Bashkuara. Kongresi u mbajt në Marlie Technology Park në Old-Harbor, Xhamajkë, nga data 14-16 korrik 2023. U pagëzuan 12 veta.

Vëllezërit e motrat që flasin gjuhën kreole xhamajkane ishin shumë të lumtur që, për herë të parë, e dëgjuan kongresin në gjuhën e tyre. Motër Tenesha Gordoni tha plot entuziazëm: «Kur filloi programi dhe vëllai në podium e përshëndeti auditorin në gjuhën kreole xhamajkane, m’u mbushën sytë me lot. S’po më besohej që po dëgjoja gjuhën time! Nuk doja që të mbaronte.»

Gjermane e Pensilvanisë, Shtetet e Bashkuara

Pjesëmarrës të kongresit me një pankartë ku shkruhet «Mirë se erdhët në kongresin tonë të parë rajonal në gjuhën gjermane të Pensilvanisë!»

Gjuhën gjermane të Pensilvanisë e flasin rreth 400.000 veta në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Dialektin gjerman e flasin kryesisht në komunitetet rurale amishe dhe menonite. Vëllezërit e motrat nga 5 kongregacionet dhe nga një grup i gjuhës gjermane të Pensilvanisë udhëtuan nga disa shtete për të ndjekur kongresin. Programin e ndoqën mbi 200 veta në Sallën e Asambleve të Koraopolisit, në Pitsburg, Pensilvani, SHBA, nga data 7-9 korrik 2023.

Vëlla Dejvid Milleri u rrit në një familje ku flitej gjuha gjermane e Pensilvanisë. Mbi 25 vjet më parë, ai filloi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait në anglisht. Në atë kohë, as e imagjinonte se do të kishte një kongregacion në gjuhën gjermane të Pensilvanisë, e jo më se do të mbahej një kongres i tërë në gjuhën e tij amtare. Ai u shpreh: «Ishte i mrekullueshëm! Programi më përpiu. Ngaqë ishte në gjuhën time, më depërtoi drejt e në zemër.»

Gëzojmë bashkë me motrat e vëllezërit tanë që ndoqën këto kongrese historike. I jemi mirënjohës Jehovait, i cili na bashkon dhe e vë në dispozicion për të gjithë gjuhën e kulluar.—Sofonia 3:9.