Kalo te përmbajtja

Vëlla Artjom Shabli

1 PRILL 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE

Mbrojtja e Jehovait është ‘si një mur guri’

Mbrojtja e Jehovait është ‘si një mur guri’

Më 16 shkurt 2022, Gjykata e Qytetit të Kerçit në Republikën e Krimesë shpalli fajtor vëllanë Artjom Shabli dhe e dënoi me 2 vjet vënie në provë. Për momentin atij nuk i duhet të shkojë në burg.

Tabelë kronologjike

  1. 26 maj 2020

    Forca sigurie bastisin shtëpinë e Artjomit dhe të katër familjeve të tjera Dëshmitarësh të Jehovait në Krime. Gjatë bastisjes, djali 4-vjeçar i Artjomit çan këmbët, pasi policët thyen dritaren. Pas një kontrolli prej rreth 3 orësh, Artjomin e arrestojnë dhe e lënë për 3 ditë në izolim

  2. 9 qershor 2020

    Artjomi i kërkon Gjykatës së Qytetit të Kerçit t’i tregojnë raportin hetimor që do të përdoret kundër tij. Megjithëse gjykata ka detyrimin ligjor ta plotësojë kërkesën, ajo refuzon

  3. 24 maj 2021

    Nisin seancat gjyqësore. Në gjykatë mbërrijnë shumë vëllezër e motra për t’i dhënë zemër Artjomit, por nuk i lejojnë të hyjnë në sallën e gjyqit

Të dhëna

Jehovai i mbështet me besnikëri adhuruesit besnikë, siç e ka përjetuar edhe Artjomi në jetën e tij. Jemi më se të bindur se Ai do të vazhdojë të jetë shkrep, kala dhe një strehë e sigurt për të gjithë motrat e vëllezërit tanë të dashur në Krime e Rusi.—Psalmi 18:2.