8 NËNTOR 2024
LAJME NDËRKOMBËTARE
Projekti i Ramapos
Merret leja e ndërtimit për projektin e Ramapos
Më 6 nëntor 2024, Bordi i Planit Urbanistik të Qytetit të Ramapos firmosi lejen për zbatimin e projektit të Ramapos. Ky hap i rëndësishëm do të thotë që tani mund të fillojë puna e ndërtimit.
Në qershor të vitit 2023, Bordi i Planit Urbanistik të Qytetit miratoi disa plane të kompleksit në Ramapo. Lejet e mëparshme mundësonin disa punë parapërgatitore, siç ishte heqja e pemëve. Por leja e fundit do të thotë që tani mund të fillojmë edhe me ndërtimin, siç është ngritja e hyrjes kryesore dhe heqja e gurëve që të mundësohet hapja e themeleve për kompleksin. Gjithashtu do të bëhen edhe punë të tjera të rëndësishme, siç është gërmimi dhe instalimi i tubacioneve nëntokësore.
Vëlla Kevin Peixh, që shërben në Komitetin e Projektit të Ndërtimit, tha: «Jemi shumë të emocionuar që kemi marrë këtë leje. Në çdo etapë të këtij procesi kemi parë si e ka bekuar Jehovai durimin dhe punën tonë të palodhur. E falënderojmë që bëri të mundur të shkojmë një hap përpara dhe i lutemi që të vazhdojë të bekojë këtë fazë të re të projektit.»
Si një vëllazëri mbarëbotërore jemi shumë të gëzuar që tani mund të fillojë puna e ndërtimit në Ramapo dhe lutemi që Jehovai të vazhdojë t’i ndihmojë të gjithë ata që do të punojnë për këtë projekt.—Hageu 1:14.