10 MARS 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE
Në Afrikën e Jugut prezantohen dy përkthime të Biblës
Më 5 mars 2023, vëllai Dejvid Splejn, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën afrikano-jugore të shenjave (e njohur në Afrikën e Jugut si SASL) dhe librin e Mateut në gjuhën ndonge. Vëllai Splejn i prezantoi Biblat gjatë një programi special që u mbajt në degën e Afrikës së Jugut. Për të ndjekur programin u lidhën shumë kongregacione dhe numri i të pranishmëve ishte mbi 130.000. Menjëherë pas prezantimit, u vunë në dispozicion për t’u shkarkuar kopjet elektronike të përkthimeve.
Përkthimi në SASL filloi më 2007 në zyrën e degës pranë Johanesburgut, në Afrikën e Jugut. Në vitin 2022, skuadra e përkthimit u transferua në një Zyrë Rajonale Përkthimi në Durban. Duke komentuar për Biblën në SASL, Ajanda Mdabe, një plak kongregacioni që nuk dëgjon, tha: «Nëpërmjet këtij përkthimi, ata që nuk dëgjojnë, do të kuptojnë më qartë vërtetësinë dhe fuqinë e Fjalës së Perëndisë. Bibla në gjuhën e shenjave më ndihmon të njoh më mirë personalitetin e Jezuit dhe parimet e Biblës. Kështu modeloj mënyrën si mendoj.»
Gjuha ndonge flitet kryesisht në Namibi dhe Zyra Rajonale e Përkthimit për këtë gjuhë gjendet në Ondangua. a Një nga përkthyesit komentoi: «Prezantimi i kësaj Bible është provë se Jehovai i do njerëzit dhe dëshiron që ata të marrin njohuri të saktë për të.»
Kënaqemi jashtë mase që vëllezërit e motrat tanë do të nxjerrin dobi nga Biblat e reja. Falë këtyre përkthimeve të sakta mund të vazhdojnë t’i ruajnë si thesar urdhërimet e Jehovait.—Proverbat 2:1.
a Dega e Afrikës së Jugut mbikëqyr veprën në Namibi.