Kalo te përmbajtja

Paraqitje kompjuterike e përditësuar e kompleksit që do të ndërtohet në Ramapo

11 NËNTOR 2022
LAJME NDËRKOMBËTARE

Projekti i Ramapos

Ndryshimi i planit të zhvillimit i hap rrugën miratimit të projektit

Ndryshimi i planit të zhvillimit i hap rrugën miratimit të projektit

Më 9 nëntor 2022 Bordi i Qytetit të Ramapos miratoi një plan të ri zhvillimi për pronën ku do të ndërtohet kompleksi. Tani Komiteti i Projektit të Ndërtimit (KPN) për kompleksin në Ramapo do të dorëzojë kërkesën për një leje të veçantë dhe për lejen që të nisë ndërtimi. a

Pamje nga lart e rrugës së re të devijuar

Përveç kësaj, kontraktuesit kanë zgjeruar dhe devijuar rrugën që të çon në pronën në Ramapo. Gjithashtu, vullnetarët e ndërtimit kanë përfunduar restaurimin e një ure guri të vjetër që gjendet përgjatë rrugës, pranë hyrjes së kantierit. Puna e restaurimit përfshiu zgjerimin dhe përforcimin e urës që aty të kalojnë makineritë e ndërtimit dhe automjetet e emergjencës. Gjatë fazës fillestare të ndërtimit, të gjitha mjetet do të kalojnë nga kjo urë.

Ura prej guri e restauruar

Vëlla Methju Mordiki, i cili shërben në KPN, komenton: «Falë këtij ndryshimi në planin e zhvillimit, kemi mundësi të aplikojmë për një leje të veçantë e njëherazi për lejen që të nisim punën për projektin. Sapo të marrim lejen, do të nisim pastrimin e terrenit në dhjetor 2022.»

Lutemi që Jehovai t’i ndihmojë vazhdimisht vëllezërit e motrat e përfshirë drejtpërdrejt në projektin e ndërtimit që ‘të kenë sukses’.—Nehemia 1:11.

a Para këtij ndryshimi, prona ishte planifikuar të përdorej si «Zonë banimi për të moshuar dhe për individë me nevoja të veçanta».